Deputetja e PDK-së: Kurti, Vitia dhe Sveçla duhet të japin përgjegjësi për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka reaguar pas vdekjes tragjike të 26 vjecarit në karantinën në konvikte.

Ajo ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe u.d ministri i MPB-se Xhelal Svecla e Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime për vdekjen e 26 vjeçarit nga Gjilani.

Deliu- Kodra ka thënë se nga informacionet dei më tani ky i ri ng aGjilani ka ardhur nga diaspora dhe ka kërkuar të shkojë në vetizolim mirëpo nuk i është lejuar dhe është dërguar detyrueshëm në karantinë, shkruan gazeta inFokus.

Ajo ka disa pyetje për qeverinë Kurti.

Reagimi:

“Kryeministri i shkarkuar Albin Kurti dhe dy vartësit e tij, ministri Arben Vitia dhe u.d ministri Xhelal Sfeçla duhet të japin përgjegjësi dhe sqarime para gjithë qytetarëve për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilani sot tek Konviktet.

Sipas informacioneve të deritashme, djaloshi nga Gjilani i cili ka ardhur nga diaspora, ka kërkuar që të shkojë në vetizolim, ndërsa nuk është lejuar dhe është dërguar detyrueshëm në karantinë.

Nga ana tjetër, qeveria Kurti, me vendime psikiatrike ka liruar nga karantina aktivistë e militantë të Vetëvendosjes.

Ku është morali i kësaj qeverie?

Ku është barazia e drejtësia që e proklamuan?

Nga shkelës të Kushtetutës përfunduan edhe në shkelës të drejtave të njeriut!”/Gazeta inFokus/

Related posts

MUSTAFA: MOCIONI DO TË VAZHDOJË NË KUVEND

admin

Mjeku shqiptar e jep lajmin e mirë: Shqipëria e kaloi pikun e pandemisë

admin

Jonida Maliqi me një look të ri do të kalojë pjesën tjetër të karantinës

admin

Nora Istrefi edhe kuzhiniere e shkëlqyer, përgatitë tavë me speca të mbushur

admin

Glauk Konjufca thirrje LDK-së: Dëgjojeni Vjosa Osmanin

admin

Bashkia e Tiranës dezinfekton tregjet publike në kryeqytet

admin