Avioni luftarak turk përcjellë helikopterin e ministrit grek

Një aeroplan ushtarak turk ka hyrë në hapësirën ajrore greke dhe ka përcjellë një helikopter në të cilin ndodheshin ministri i Mbrojtjes Nikos Panagijotopoulos dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë së Greqisë Konstantinos Floros, transmetojnë mediat greke.

Sipas agjencisë së lajmeve ANA, një avion luftarak turk F-16 fluturoi mbi ishullin Oinousses në një lartësi prej një mijë metrash dhe “shqetësoi” një helikopter me zyrtarët grekë.

Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm ndodheshin për vizitë në Oinousses dhe Farmakonisi në Detin e Egjeut lindor afër territorit turk.

Sipas mediave greke, avioni luftarak F16 ka kryer ‘manovra të rrezikshme duke ngacmuar helikopterin që mbante udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes, menjëherë pasi u ngritën nga ishulli’.

Related posts

Italia dhe Spanja janë dy vendet më të prekura nga virusi Korona

admin

Tregtia e jashtme kineze bie me 9,3%

admin

Austria ofron 31 milionë euro për zhvillim të vaksinës kundër virusit Korona

admin

Çfarë është Hantavirusi, virusi që thuhet se u rishfaq në Kinë?

admin

Turqia kapërcen pragun e 1 000 të vdekurve nga pandemia

admin

Mjekja kineze paralajmëron një valë të re të epidemisë në vendin e saj

admin