Kim Jong Un paraqitet në publik, raportojnë mediat koreane

Pas shumë spekulimeve për disa javë rreth shëndetit të liderit verikorean Kim Jong Un, agjencia e lajmeve KCNA raportoi të shtunën se lideri i Koresë Veriore ka marrë pjesë në inaugurimin e një fabrike të plehrave në Pyongyang.

Ky është raportimi i parë për paraqitjen e tij në publik që nga 12 prilli.

Sipas agjencisë KCNA, ceremonia është përcjellur nga shumë pjesëmarrës të cilët kanë brohoritur emrin e tij.

Kim është parë në disa fotografi dukë buzëqeshur gjatë vizitës në fabrikën e re, por vërtetësia e këtyre fotografive nuk është vërtetuar, raporton Reutes.

Kim, 36-vjeçar është parë për herë të fundit në media më 12 prill, duke nxitur dyshime se është i sëmurë seriozisht.

Mirëpo, zyrtarët në Korenë Jugore kanë thënë se këto raportime nuk janë të vërteta.

Në mesin e supozimeve ka qenë edhe ai se “lideri suprem” i Koresë Veriore mund të jetë duke qëndruar në një pushimore në Wonsan për ta mbrojtur veten nga ekspozimi i mundshëm i koronavirusit.

Territori verikorean ka mbyllur kufijtë në fund të muajit janar për shkak të pandemisë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “nuk mund të flasë për këtë çështje”

Related posts

Sot samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

admin

Kjo lojë është fiksimi i ri i njerëzve në karantinë, por pse?

admin

Jordani, dronë dhe kamera mbikëqyrjeje për respektimin e shtetrrethimit

admin

Kina po rrezikohet nga një valë e re e epidemisë Covid-19

admin

Arabia Saudite ekzekuton sulmuesin e tre valltareve

admin

E fejuara e Dibalas, sërisht pozitive në “Covid 19”

admin