Guterres: Mungesë bashkëpunimi në luftimin e pandemisëI

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka folur për mungesën e bashkëpunimit të bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër koronavirusit.

Ai ngriti shqetësimin edhe për mungesën e ndihmës për vendet e varfra.

Koronavirusi i ri, i cili shkakton sëmundjen e frymëmarrjes COVID-19, deri më tani ka infektuar rreth 3.2 milionë njerëz në botë dhe më shumë se 227,000 kanë vdekur.

Virusi u shfaq për herë të parë në qytetin Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Guterres tha në një konferencë për media se bashkësia ndërkombëtare ishte e ndarë në momentet më të rëndësishme të luftimit të koronavirusit.

“Ekziston një shkëputje midis udhëheqjes dhe pushtetit. Ne shohim shembuj të mrekullueshëm të udhëheqjes, por ato zakonisht nuk shoqërohen me pushtetin. Dhe, ku ne shohim pushtetin, ndonjëherë nuk shohim udhëheqjen e nevojshme”, tha Guterres.

Të 15-të vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit, për më shumë se një muaj po negociojnë një rezolutë që do të përfshinte nevojën urgjente për një bashkëpunim të zgjeruar midis të gjitha vendeve në luftën kundër koronavirusit të ri dhe e cila do të bënte thirrje për një armëpushim humanitar të konflikteve në të gjithë botën.

Related posts

Statuja e Krishtit vishet si “mjek” në nder të bluzave të bardha, mesazh edhe në shqip

admin

Kinë, intensifikohen kufizimet kundër COVID-19

admin

Evropë, ndihma financiare zbut goditjen e papunësisë

admin

Islanda gradualisht i kthehet jetës normale

admin

Ceremoni virtuale diplomimi me studentë në tablet

admin

Turqi, anulohet vizita e dy ministrave rusë

admin