Spasovski: Qytetarët të instalojnë aplikacionin “Stop Korona”

Kryeministri Oliver Spasovski përmes profilit të tij në Facebook ju bëri thirrje qytetarëve që të shkarkojnë dhe instalojnë aplikacionin “Stop Korona”, përmes së cilës do të mund të evidentohet nëse keni qenë afër ndonjë personi të infektuar me Kovid 19

“Shkarkoni aplikacionin nga https://stop.koronavirus.gov.mk/ dhe aktivizo Bluetooth. Kur telefoni juaj do të gjendet në afërsi me telefonin e personit të infektuar me Kovid-19 i cili gjithashtu ka të instaluar aplikacionin në fjalë, kjo informatë me lejen tuaj do të evidentohet në sistemin shëndetësorë”, shkruan Spasovski në facebook.

“Mbrojeni vetveten dhe të afërmit tuaj. Ndihmo-bashkë ta stopojmë përhapjen e koronavirusit. Nga ne varet!”, shkruan Spasovski.

Related posts

KRRE-ja kërkon mënyrë që të mos llogariten kamatat e faturave

admin

Shërohen 42 pacient me koronavirus në vendin tonë

admin

Një mendim ndryshe për Covid 19 – Jeta s’mund të ndalet pa afat

admin

Filipçe me apel për qytetarët të japin informata të sakta në anketat epidemiologjike

admin

Telekomi i Maqedonisë: Të qëndrojmë të lidhur nga shtëpia, me internet fiks dyfish më shumë,mbi 50 TV kanale dhe 10 GB internet celular për të gjithë!

admin

Pandemitë botërore që ndryshuan historinë e njerëzimit

admin