Belgjika hap shkollat në maj

Belgjika do të nisë gradulisht lehtësimin e masave shtrënguese gjatë muajit maj, duke lejuar hapjen e shumë bizneseve dhe shkollave.

Kryeministrja Sophie Wilmes tha se masat shtrënguese do të fillojnë të lehtësohen nga 4 maji, kur do të hiqen kufizimet për sportet në ambjente të hapura dhe transportin publik.

Të gjitha bizneset do të lejohen të rihapen nga 11 maji dhe shkollat nga 18 maji. Përtej kësaj, vendet e tjera publike, të tilla si kafene, bare, restorante, mund të rihapen gradualisht në qershor.

Wilmes shtoi se këto masa janë marrë pasi përhapja e virusit është e ngadalsuar.

Kujtojmë që Belgjika shpalli një bllokim mbarëkombëtar mbi krizën e koronavirusit më 18 mars, pas shembullit të disa vendeve evropiane. Deri tani ka 44,293 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 6,679 vdekjeve të lidhura me sëmundjen në vend, sipas një njoftimi nga Universiteti Johns Hopkins.

Related posts

Nga java e ardhshme, Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

admin

Gjermani, gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga Covid-19

admin

Vendet që nuk kanë raportuar raste me Covid-19

admin

Universiteti i Oksfordit ndalon testimin e hidroksiklorinës

admin

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej 500 miliardë dollarësh

admin

Pasagjerëve të linjave ajrore do t’iu kërkohet të vendosin maska

admin