Spanjë, numri më i ulët i vdekjeve prej një muaj nga COVID-19

Me 367 vdekje të tjera të raportuara sot zyrtarisht, Spanja ka regjistruar numrin më të ulët të vdekjeve ditore nga COVID-19 që prej 20 marsit.

Që nga mesi i marsit, Spanja ka konfirmuar gjithsej 22 524 vdekje nga COVID-19.

Sot, Spanja arriti edhe një tjetër moment historik. Për herë të parë, në vend pati më shumë persona të shëruar, sesa të inferktuar nga koronavirusi i ri.

Në total, mbi 92 000 persona janë shëruar dhe 219 764 janë konfirmuar si të infektuar në Spanjë.

Spanja ka qenë nën një nga kufizmet më të rrepta në botë që nga 14 mars, i cili është vendosur të vazhdojë deri të paktën më 9 maj.

Related posts

Sot samiti virtual mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

admin

Shtetet e Quintit, thirrje politikanëve në Kosovë: Jepni përparësi luftës kundër pandemisë

admin

“Nikotina nuk mbron nga koronavirusi”, OBSH-ja kundër studimit francez

admin

Trump nënshkruan paketën e ndihmës prej 500 miliardë dollarësh

admin

OBSH alarmon për koronavirusin: Më e keqja ende nuk ka ardhur

admin

Spanja në hapat e Italisë, çdo 6.8 minuta ndërron jetën një person nga Coronavirusi

admin