Italia përpilon katër fazat e hapjes së vendit

Dalja nga kufizimi për shkak të pandemisë së koronavirusit në Itali do të bëhet gradualisht në katër faza, e para nga të cilat mund të fillojë që të hënën, më 27 prill, njoftoi sot media, edhe pse qeveria ende nuk ka njoftuar asgjë zyrtarisht.

“Janë katër të hëna që do të shënojnë rihapjen e vendit, pas kufizimeve të vendosura më 9 mars për të frenuar epideminë e Covid-19, që la më shumë se 25 500 të vdekur në gadishull”, sipas së përditshmes ”Il Corriere della Sera”.

“Gjithçka do të varet nga kurba e ngjitjes, por nëse nuk rritet, fabrikat e makinerive bujqësore dhe pyjore mund të rihapen në 27 prill”, shkruan e përditshmja.

”Në rast se nuk ndodh gjë, atëherë e hëna e 4 majit, do të jetë koha e hapjes së ndërtimit dhe industrisë tekstile dhe modës, e pasuar nga e hëna në vijim, më 11 maj, nga hapja e dyqaneve të veshjeve dhe këpucëve si dhe bizneseve të tjera”, shton ajo.

”E hëna e katërt në këtë listë, 18 maji, do të shohë hapjen e bareve, restoranteve dhe parukierëve”, sipas të njëjtit burim.

Gazetat e tjera përmendën një ritëm të ngjashëm, duke preferuar të lokalizojnë hapjen e bareve dhe restoranteve në “gjysmën e dytë të majit”.

Kjo rihapje graduale do të shoqërohet në çdo rast me higjienë të rreptë dhe masa distancuese sociale.

Kështu, në dyqanet me një sipërfaqe prej 40 metrash katrore ose më pak, klientët do të pranohen vetëm një nga një, dhe te të tjerët, kjo shifër do të varet nga zona.

Baret dhe restorantet duhet të ruajnë distancën e një minimumi prej një metri midis klientëve dhe të favorizojnë ambientet e hapura dhe jo ato me ajër të kondicionuar, pasi ky i fundit provokon shpërndarjen në ajër të virusit.

Related posts

Poloni, zgjedhjet presidenciale të mundshme më 28 qershor

admin

Në SHBA banorëve të prekur nga Koronavirusi iu vendosen paisje në këmbë, për ta ditur ku po shkojnë

admin

Danimarkë, lejohet hapja e disa bizneseve

admin

Vazhdon trendi i rënies së të prekurve me koronavirus në Itali, problem mbetet numri i lartë i viktimave

admin

Tërmet me magnitudë 7,3 ballë godet Indonezinë

admin

”Google” fshin miliona reklama spekuluese mbi Covid-19

admin