Tërnava: Xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe gjatë Ramazanit

Muaji i shenjtë i Ramazanit këtë vit nisi më ndryshe për besimtarët myslimanë, ku si masë parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID-19, janë pezulluar faljet e namazeve me xhematë. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në këtë gjendje të pandemisë, bëri thirrje për më shumë unitet dhe të shtohen lutjet për ta tejkaluar këtë situatë sa më lehtë. Tërnava, duke uruar një muaj të begatshëm, i bëri thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë t’i respektojnë masat e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai theksoi se për shkak të pandemisë, xhamitë janë mbyllur përkohësisht andaj kërkon nga besimtarët që ritet fetare t’i kryejnë në shtëpi.

“Këtë herë muajin e agjërimit po e nisim në rrethana të gjendjes emergjente nga masat e marra për parandalimin e pandemisë COVID-19. Xhamitë tona përkohësisht janë pa xhematin e tyre, në këtë gjendje është edhe Qabeja, xhamia ne Medinë dhe xhamit tjera ane e kënd botës. Ramazanin po e nisim në këtë gjendje me shpresë te i madhi Zot, se fundi i ditëve të na gjej me gjendje normale në xhamit e shkollat tona si dhe në vendet tona të punës. Agjërimi i muajit të Ramazanit është njëra nga pesë shtyllat kryesore te fesë tonë, me të cilën besimtari shpreh përkushtimin, bindjen, sakrificën ndaj krijuesit, për këtë Allahu në Kuran thotë, muaji i Ramazanit është muaji kur zbriti Kurani”, thotë Tërnava.

Për besimtarët myslimanë, muaji i Ramazanit konsiderohet i shenjtë, gjatë të cilit agjërohet dhe kërkohet paqe dhe solidaritet.

Related posts

Veliu: Ata që po përhapin lajme të rreme dhe panik për coronavirusin do të përgjigjeni para ligjit

admin

​Haradinaj: Ju siguroj, nuk guxon askush ta prekë territorin e Kosovës

admin

Lajme të mira nga Shqipërina, shërohen plotësisht dy pacientët e prekur me Koronavirus

admin

Maliqi: Me këto vendime i bie që Kurti po bën grushtet bolshevik

admin

Heqja e taksës i solli mbi 17 milionë euro ekonomisë serbe

admin

Mallrat nga Kosova e Shqipëria nuk lejohen të hynë në Serbi

admin