Spanja propozon fond të përbashkët prej 1.5 trilionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

Italia dhe Spanja janë dy nga vendet më shumë të prekura nga përhapja e coronavirus. E teksa po bëhen gati të kalojnë në fazën dy, atë të rihapjes së ekonomive të dyja shtetet, i bëjnë thirrje bllokut që të jenë të bashkuar për të kaluar krizën ekonomike të shkaktuar nga COVID-19.

Më i ashpër në qëndrimin e tij është kryeministri italian, GiuseppeConte, i cili është shprehur se gjatë video konferencës së liderëve të bllokut nuk do të pranojë kompromise sa i përket pasojave ekonomike të shkaktuara nga pandemia .

Gjatë seancës plenare në parlamentin italian, Conte u shpreh se në konferencë e së enjtes ai nuk do të nënshkruante një “marrëveshje të volitshme”.

“Kur nuk është e mundur të ofrosh një përgjigje të përbashkët, BE dhe Eurozona nuk mund të lejojnë të përsërisin të njëjtat gabime që kanë bërë në krizën financiare të vitit 2008. Ose fitojmë të gjithë, ose do të humbim të gjithë,” u shpreh Conte, i cili po ashtu bëri me dije se do të jetë gati paketa e re stimuluese 50 miliardë euro për të lehtësuar ndikimin e krizës.

Përpjekja e kryeministrit Italian Conte për lëshimin e borxhit të ndërsjellë të BE-së – të quajtur “corona-bond” ka hasur në kundërshtim nga vende të tilla si Gjermania dhe Holanda.

Edhe Spanja ka bërë thirrje nga fqinjët që të bashkohen në propozimin e saj për një fond të përbashkët të BE që do të ndihmonte ekonomitë më të goditura që të rikuperohen nga kriza e korona virusit.

“Në këtë krizë, ose ne të gjithë fundosemi ose të gjithë ia dalim. Spanja dëshiron që të gjithë t’ia dalin mbane ,” u shpreh Ministrja e Jashtme Spanjolle për Euronews.
Spanja po sugjeron krijimin e një fondi të rimëkëmbjes ekonomike deri në 1.5 trilionë euro. Në fillim të këtij muaji, ministrat e financave të Eurozonës ranë dakord për një paketë afro 500 miliardë € për të ndihmuar vendet anëtare për të përballuar situatën e krijuar nga Covid 19.

Related posts

Bota lufton me virusin, Koreja e Veriut…

admin

iPhone-i juaj do t’ju njohë edhe kur mbani maskë

admin

BB do të suspendon përkohësisht borxhet e vendeve të varfra

admin

​Lajçak diskuton me Vuçiqin për dialogun Kosovë-Serbi

admin

Von Cramon: Për idenë e ndryshimit të kufijve, duhet të pyetet populli përmes referendumit

admin

Rekord të shëruarash në Itali, bie edhe numri i pacientëve në terapi intensive

admin