Kroaci, 6 miliardë dollarë dëme nga tërmeti i 22 marsit

Tërmeti i 22 marsit që goditi Zagrebin ka shkaktuar një dëm prej rreth 42 miliardë kunash (6 miliardë dollarë), tha sot ministri kroat i Ndërtimit, Predrag Stromar.

”Do të miratohet një ligj për të financuar riparimet”, tha ai në një intervistë me transmetuesin kombëtar kroat, HRT.

Shumë ndërtesa nga më rezistentet në Zagreb, u dëmtuan nga një seri goditjesh, me një madhësi 5,4 ballë Rihter.

Një vajzë vdiq nga rrëzimi i një çatie.

Katedralja ikonike katolike e Zagrebit, e cila ka qenë në rindërtim që nga vitet 1980, ishte midis ndërtesave të dëmtuara rëndë.

Related posts

A është izolimi masë e nevojshme për të luftuar virusin, apo një gabim i kushtueshëm?

admin

Më shumë se 15 miliardë euro ndihmë vendeve më të rrezikuara nga COVID-19

admin

Mbi 10 mijë raste të reja me COVID-19 në Rusi

admin

Gjermania, e shqetësuar pas raportimeve për largimin e trupave amerikane

admin

Britanikët, buka dhe bllokada e Berlinit

admin

71 vjet nga themelimi i Këshillit të Evropës

admin