Gjermani, rreth 4 milion qytetarë në punë me kohë të reduktuar

Rreth 4 milionë qytetarë në Gjermani janë regjistruar në skemën e shtetit për punë me kohë të reduktuar, për shkak të ngadalësimit ekonomik nga pandemia e koronavirusit.

Numri bazohet në një studim të kryer nga fondacioni “Hans Boeckler”, që monitoron botën e punës në Gjermani dhe ka lidhje të ngushtë me sindikatat e vendit.

Nga rreth 7 600 punonjës të anketuar mes 3-14 prillit, 14% thanë se janë në punë me kohë të reduktuar, që arrin në 4 milionë kur merret parasysh e gjithë forca e punës në Gjermani.

Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se një në tre firma në Gjermani kanë të drejtë të kërkojnë pagat në bazë të skemës qeveritare.

Related posts

Mbi 150 000 të vdekur nga Covid-19 në Evropë

admin

BE, 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor në përballimin e krizës me COVID-19

admin

Varhej: BE-ja e gatshme të bashkëpunojë me qeverinë e re në Serbi

admin

Namazi i teravive në Qabe gjatë Ramazanit do të falet pa praninë e xhematit

admin

Kroaci, koalicioni qeverisës diskuton për shpërndarjen e parlamentit

admin

BM, mbi 31 000 viktima nga COVID-19, 626 viktima në 24 orët e fundit

admin