Çekia kryen studim për zbulimin e rasteve të padiagnostikuara me koronavirus

Republika Çeke do të nisë një studim gjithëpërfshirës, për të përcaktuar numrin e rasteve të pazbuluara me koronavirus në popullatën e saj.

Ministri i Shëndetësisë, Adam Vojtech, tha se 27,000 njerëz në gjithë Çekinë do të testohen gjatë dy javëve të ardhshme, nisur nga e enjtja.

Studimi do të kryhet në pjesë të ndryshme të këtij vendi.
Popullata e testuar do të përfshijë vullnetarë dhe një grup të zgjedhur të njerëzve që vuajnë nga sëmundjet kronike.

Rezultatet do të bëhen publike në fillim të majit dhe pritet t’iu ndihmojnë autoriteteve për të planifikuar heqjen e masave të izolimit, të ndërmarra për të frenuar pandeminë.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë në Republikën Çeke, 6,914 persona janë infektuar me koronavirus.

Raste aktive janë 5,121, ndërsa 196 kanë humbur jetën.

Related posts

Nisin testimet e vaksinës për Covid-19 në bazën sekrete të qeverisë britanike

admin

Shkollat në Turqi mbeten të mbyllura deri në fund të majit

admin

Turqi/ Shkon në 670 numri i të prekurve, 9 viktima

admin

Floktarët në Danimarkë fillojnë punën pas kufizimeve

admin

Trump aktivizon një milion ushtarë për të luftuar koronavirusin

admin

Xhonson iu drejtua kombit për herë të parë pas sëmurjes me Kovid-19

admin