Biden kritikon Trump për menaxhimin e koronavirusit: Ka mbaruar koha e justifikimeve

Kandidati në radhët e demokratëve për drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden ka lëshuar një sulm ndaj presidentin Donald Trump për mënyrën se si është menaxhuar pandemia e koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Donald Trump dështoi të reagonte me shpejtësi kundër pandemisë dhe kjo gjë po i kushton shumë Amerikës”, deklaroi ish zv/presidenti Joe Biden.

“Ka mbaruar koha e justifikimeve. Është e qartë që presidenti nuk ka asnjë interes për të zgjidhur problemin dhe për të shpëtuar jetët e qindra njerëzve”, shton Biden.

Shtetet e Bashkuara tashëm renditen në krye të vendeve të goditura më rëndë nga koronavirusi duke numëruar rreth 800 mijë persona të infektuar dhe 42 mijë viktima

Related posts

Ahtisaari po shërohet nga koronavirusi

admin

Centenoi: Do të dalim nga kriza me nivele të larta të borxhit

admin

Një nga punonjësit e pallatit mbretëror është infektuar me Covid-19

admin

SHBA regjistron numrin më të madh të vdekjeve në një ditë

admin

Franca porosit mbi një miliard maska

admin

Vdes princesha e Spanjës nga koronavirusi

admin