Zelanda e Re ul pagat për 20 për qind për 6 muajt e ardhshëm

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka njoftuar sot se ajo së bashku me ministrat e qeverisë do të ulin pagat e tyre me 20% për gjashtë muajt e ardhshëm.

Ulja e pagave do të ndihmojë në kursimin e parave në një kohë kur ekonomitë në mbarë botën po preken shumë nga pandemia e koronavirusit.

“Sot, unë mund të konfirmoj që unë dhe ministrat e qeverisë dhe shefat e drejtuesve të shërbimeve publike do të marrin një ulje të pagave prej 20% për 6 muajt e ardhshëm”, tha Ardern në një konferencë për shtyp ditën e sotme.

“Ndërsa në vetvete kjo nuk do të zhvendosë pozicionin fiskal të qeverisë, ka të bëjë me udhëheqjen dhe unë pranoj kolegët e mi si në ekzekutiv, por edhe kolegët me të cilët ne punojmë në shërbimin publik për vendimin që u mor sot.”

Deri më tani në Zelandën e Re janë shënuar 9 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 1,386 persona.

Related posts

Gjermani, për një ditë mbi 4.100 të infektuar me koronavirus

admin

Pompeo: Partia komuniste kineze nuk na informoi në kohë për virusin

admin

​Indi, policia gjen 18 punëtorë në një mikser betoni

admin

Franca heq karantinën për personat që vijnë nga BE-ja, zona e Shengenit dhe Britania

admin

Sllovenia vendos karantinë të detyrueshme për Maqedoninë e Veriut

admin

“Skuadra e kënaqësisë” e Kim Jong-un, e përbërë nga dymijë femra për të argëtuar pushtetarët e Koresë së Veriut

admin