BE ka identifikuar informacione të rrejshme për Covid-19 që vijnë nga Rusia

Bashkimi Evropian ka identifikuar informacione për koronavirus që vijnë nga Rusia, deklaroi për DPA-në, nënkryetarja e Komisionit Evropian, Vera Jurova.

“Fushata e Unionit EUvsDisinfo ka mbledhur më shumë se 150 dezinformuata lidhur me Kremlinin për Kovid-19”, ka thënë Jurova, komisare për vlera dhe transparencë.

Jurova thotë se nuk mund të thotë se shteti ka urdhëruar të publikohen dezinformata të tilla, sepse nuk ka dëshmi të mjaftueshme për këtë.

Ajo shtoi se ka pasur edhe deklarata zyrtare të autoriteteve ruse kundër BE-së, për të cilat tha se ishin të orientuara ndaj nxitjes së frikës dhe nervozës në opinion.

Kina, nga ana a e saj, mbështetet në propagandë, ka thënë komisarja, duke shtuar se janë bërë pohime se Evropa nuk do të mund të përballet me koronavirusin pa ndihmën e Kinës.

Mënyra më e mirë për luftën kundër informacioneve të rreme dhe propagandës është përmes fakteve, ka thënë ajo, duke shtuar se ekziston nevojë e madhe nga faktet dhe informacionet e besueshme.

Related posts

Koronavirusi, Erdogan: Adhurimet t’i kryeni në shtëpi

admin

Trump: Shpresojmë që vaksina kundër COVID-19 të jetë gati deri në fund të vitit

admin

Eksperti izraelit nga Italia: Nuk do i përdorim më respiratorët tek personat mbi 60 vjet

admin

Spanja propozon fond të përbashkët prej 1.5 trilionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

admin

Assange u bë dy herë baba në ambasadën ekuadoriane, partnerja kërkon lirimin

admin

Koronavirusi, SHBA-Kinë vazhdojnë të fajësojnë njëra-tjetrën

admin