Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Një tërmet me fuqi prej 6.1 ballë sipas Rihterit sot në mëngjes ka goditur provincën Maluk të Indonezisë, transmeton Anadolu.

Enti statistikor për meteorologji, klimatologji dhe gjeofizikë njoftoi se epiqendra e dridhjes është regjistruar 122 kilometra në veriperëndim të qytetit Jailoloa dhe në thellësi prej 10 kilometrash nën tokë.

Enti nuk kumtoi informacione për pasoja nga tërmeti ndërsa nuk lëshoi as paralajmërim për paraqitje të mundshme të cunamit.

Në shtator të vitit të kaluar provincën Maluk e goditi një tërmet i ngjashëm në të cilin jetën e humbën së paku 36 persona në qytetin Ambon.

Related posts

Pandemia mund të krijojë ‘fatkeqësi të të drejtave të njeriut’

admin

Bruno Mars dhuron një milion dollarë për punëtorët që humbën punën gjatë periudhës së coronavirusit

admin

Ilaçi eksperimental Remdesivir, mund të bëhet më i disponueshëm

admin

Spanjë, sërish rritje e vdekjeve ditore, 325 në 24 orët e fundit

admin

Brenda gjysmë ore, merr kredi pa interes deri në 500 mijë euro, kjo është Zvicra

admin

Olaf Scholz kandidat i mundshëm për kancelar të Gjermanisë

admin