Për 10 vite, 74.946 shtetas të Maqedonisë kanë marrë nënshtetësi nga vendet evropiane

Në dhjetë vitet e fundit, gjithsej 74.946 shtetas maqedonas kanë marrë nënshtetësi të vendeve Evropiane. Destinacionet e preferuara janë Italia, Zvicra dhe Gjermania, sipas të dhënave të Eurostat.

Vetëm në vitin 2018, vendet e Bashkimit Evropian kanë dhënë nënshtetësi deri tek 672,270 shtetas të huaj. Shumica prej tyre nga Marokut – 67,156, pastaj nga Shqipëria – 47,441 dhe Turqia – 28,386.

Në vitin 2018, gjithsej 7.627 qytetarë të vendit tonë kanë marrë shtetësinë në njërin prej vendeve Evropiane. Shumica prej tyre kanë marrë nënshtetësi italiane – 3.487, pastaj në zvicërane- 1.606 dhe gjermane- 945.

Është shënuar uëje krahasuar me vitin 2017 kur 8,077 shtetas maqedonas morën nënshtetësi të vendeve të BE-së.

Në dhjetë vitet e fundit, gjithsej 29,428 shtetas maqedonas kanë marrë nënshtetësi italiane. Rreth 14,000 e kanë bërë këtë në tre vitet e fundit, me një rekord prej 6.771 personave në vitin 2016.

Pas Italisë, vendi i preferuar për shtetasit maqedonas është Zvicra, ku nënshtetësi në 10 vitet e fundit kanë marrë 16.935 persona më pas vijon Gjermania me 9,333 persona.

Statistikat e Eurostat tregojnë gjithashtu se në vitin 2008 numri më i madh i qytetarëve maqedonas morën nënshtetësi në Bullgari – 3.637, pas së cilës numri statistikor zvogëlohet ndjeshëm dhe varion nga 400 në 200 qytetarë.

Nga rajoni, në vitin 2018 më shumë qytetarë ka humbur Shqipëria respektivisht rreth 47,441 banorë. Shumica prej tyre, rreth 51 përqind kanë marrë shtetësi greke,kurse 46 përqind shtetësi italiane.

Gjatë vitit 2018 shtetësi evropiane kanë marrë gjithsej 8,693 banorë të Serbisë. 28.5 përqind në Gjermani, 23.5 përqind në Itali dhe 14.6 përqind në Suedi.

Nga Kosova shtetësi evropiane kanë fituar 7,979 qytetarë. 48.2 përqind në Gjermani, 27.1 përqind në Itali dhe 7.1 përqind në Austri.

Related posts

Frontex: Po shtohet numri i refugjatëve drejt Evropës

admin

Ministri italian fton turistët të kalojnë pushimet verore në Itali

admin

Turqi, anulohet vizita e dy ministrave rusë

admin

​Rumani: Spitali në Konstanca përdor një robot dezinfektues

admin

Francë, 218 viktima në 24 orët e fundit nga COVID-19

admin

​Mbyllen katër vendkalime kufitare Slloveni-Austri

admin