Pandemia, komuna në Itali ndan ditët e pazarit në bazë të gjinisë

Komuna e Canonica d’Adda, në provincën e Bergamos, vendosi që nga data 6 prill pazari të mund të bëhet vetëm në bazë të seksit.

Burrat dhe gratë do të duhet të shkojnë ndarazi në supermarkete për të bërë blerje në bazë të ditëve të përcaktuara.

Vendimi i kryetarit, Gianmaria Cerea, u botua pa komente të mëtejshme, në llogarinë zyrtare sociale të Bashkisë, dhe menjëherë ngjalli polemika midis popullatës, të cilët kërkuan arsyen për një vendim të tillë.

Sipas vendimit, gratë do të jenë në gjendje të bëjnë blerje të martën, të enjten dhe të shtunën, ndërsa burrat do të kenë edhe një ditë plus: të hënën, të mërkurën, të premten dhe të dielën.

Nga ana tjetër guvernatori i Lombardisë vendosi detyrimin për maskat, përfshirë edhe shallin si alternativë, për këdo që del nga shtëpia.

Related posts

Tregtia e jashtme kineze bie me 9,3%

admin

Pronari i Klipersave, 25 mln dollarë kundër “Covid 19”

admin

COVID-19, rritje dramatike e rasteve në Brazil

admin

Koronavirusi mbërriti edhe në Amazon, rasti i parë i infektuar në fise

admin

​Mbi 90 mijë të infektuar në Turqi, Erdogan vendos orën policore në 31 qytete

admin

Evropa rihap kufijtë pas tre muajve kufizim

admin