UNMIK-u ua rikujton Thaçit e Kurtit që ende ka autoritet në Kosovë

Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shef i misionit të UNMIK-ut, ka bërë thirrje që të respektohen të drejtat e njeriut në Kosovë në kontekstin COVID-19.

Tanin urgjentisht u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të mbështesin të drejtat e njeriut në luftën kundër koornavirusit, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, në një komunikatë për media thuhet që Tanin ka bërë thirrje edhe të mos publikohen të dhënat personale të të infektuarve.

“PSSP Tanin nënvizon rëndësinë e adresimit të sfidave lidhur me të drejtat e njeriut, që dalin nga kriza e shëndetësore në vazhdimësi dhe masat për t’i mbrojtur ato. Ai inkurajon të gjitha institucionet dhe palët e involvuara të jenë vigjilentë ndaj stigmatizimit dhe diskriminimit të mundshmëm, në lidhje me luftimin e COVID-19 dhe bën thirrje për një adresim gjithëpërfshirës, duke siguruar që askush të mos mbetet mbrapa. PSSP Tanin përsërit gjithashtu thirrjen e fundit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për të respektuar të drejtat e pacientëve për privatësi dhe përmbajtjen nga zbulimi i të dhënve personale, duke përfshirë edhe mediat:.

“I bindur se Kosova do t’i tejkalojë sfidat që janë përpara, UNMIK-u u qëndron krah të gjitha institucioneve dhe akterëve përkatës në luftën kundër COVID-19, ndërsa vazhdon të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut për të gjithë në Kosovë”, tha PSSP Tanin./Gazeta inFokus/

Related posts

Vjosa Osmani reagon ndaj deklaratave për ndryshim të kufijve

admin

Rama: Lavdi zotit, numri i të prekurve u rrit brenda parashikimit

admin

Pas propozimit për aktakuzë nga Specialja, reagon Thaçi

admin

Haziri krenar me Agim Veliun: Nuk e ndalën plumbat, e lërë më akuzat e ulëta të militantëve

admin

Shqipëri, shënon ulje numri i të prekurve nga virusi Korona

admin

Kovid-19, shkon në 23 numri i viktimave në Shqipëri

admin