Shtabi i Krizave në Tetovë kërkon masa më të rrepta, ngjashëm si në Kumanovë

Shtabi i Krizave në Tetovë ka dërguar kërkesë deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisës së Veriut ku kërkohet vendosja e masave shtesë në territorin e kësaj komune, si pasojë e pandemisë Covid-19.

Respektivisht, Shtabi i Krizave në Komunën e Tetovës kërkon shtrëngimin e masave për lëvizjen e qytetarëve, më konkretisht kërkohet që ora policore ditëve të punës të nis nga ora 16:00 deri në orën 05:00 ditën e nesërme kurse gjatë fundjavës të merret vendim për ndalimin e plotë të lëvizjes sipas shembullit të Komunës së Kumanovës.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë ditës së sotme tha se gjatë ditës së nesërme Qeveria do të diskutojë për masa më të rrepta për të gjithë territorin e vendit./AlsatSUGGESTED NEWS

Related posts

Shënohet viktima e katërt nga virusi Korona

admin

Filipçe: Pas komplikimeve nga koronavirusi, ka ndërruar jetë Dragan Vuqiç

admin

Spasovski, Osmani, Filipçe dhe Ademi në izolim shtëpiak

admin

AKE i konfirmon kushtet për leje për 5G, tender në fund të vitit

admin

Pas Shkupit, Kumanova me më shumë të infektuar nga Kovid-19

admin

Ministria e Mjedisit: Po monitorojmë në vazhdimësi ndotjen e ajrit

admin