Rëndohet bilanci në Kumanovë, një viktimë dhe 21 raste të reja me COVID 19 në 24 orët e fundit

Ndërroi jetë 56 vjeçari I.Sh. nga Rramanlia, i prekur me Virusin Korona. I ndjeri ishte i shtrirë në Spitalin “8 Shtatori”, pasi u diagnostikua me CoVid-19 që nga 1 prilli. Ndërkaq, të dhënat zyrtare tregojnë se pozitiv me këtë virus kanë rezultuar edhe 21 persona të tjerë nga Kumanova. Kjo e çon shifrën aktuale në 114 raste të infektuar në rajonin e Kumanovës dhe Likovës dhe 5 të vdekur.

Ndërkaq, Kumanova po kalon ditën e dytë të izolimit të plotë. Por, masa e ndalimit të lëvizjes së plotë rezultoi me 14 shkelje. Sipas Sektorit për punë të brendshme në këtë komunë u ndaluan 12 qytetarë dhe dy të tjerë u evidentuan për shkak se kanë shkelur orën policore. Nga MPB bëjnë thirrje që të respektohen masat sepse nuk do të ketë tolerancë për askënd dhe gjobat do të jenë të larta nga 2.000 – 5.000 euro sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal.

Në periudhën prej ora 21:00 të së premtes deri në ora 7 të së dielës në rajonin e Kumanovës janë regjistruar 14 shkelje të masës së ndalimit të lëvizjes së qytetarëve. Janë ndërmarr aktivitetet me ç’ rast 12 persona janë privuar nga liria, ndërsa dy të tjerëve iu janë marrë të dhënat personale – njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkaq gjatë ditës së diel në takimin e Shtabit komunal për mbrojte dhe shpëtim u bënë tri kërkesa tek pushteti qendror me qëllim të parandalimit të përhapjes së Virusit Korona në Kumanovë.
Ndërkaq, në Spitalin e Kumanovës do të vendosen tunele për dezinfektim në çdo hyrje të reparteve.

KOMUNA E KUMANOVËS
• Komisioni për Sëmundje Infektive të bëjë kontroll të plotë për situatën në Spitalin e Kumanovë për numrin e rasteve pozitive nga stafi i spitalit dhe të jepen raportimi i tyre për funksionalitetin e kapaciteteve të spitalit në këto rrethana.
• Ministria e Punëve të Jashtme të sigurojë një listë të njerëzve nga Kumanova që janë paraqitur të kthehen në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
• Shtabi i Krizave të Qeverisë të obligojë një person nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, i cili do të përfshihet drejtpërdrejt në punën e Shtabit komunal.

Përveç policisë dhe stafit mjekësor në lëvizje janë vetëm personat me leje të posaçme apo që kanë raste urgjente mjekësore. Nga Komuna kanë lejuar marketet që nga sot të bëjnë dërgesa të porosive ushqimore nëpër shtëpitë e qytetarëve. Ndërsa për kategoritë sociale nga dje shpërndanë pako falas. Ndalesa e lëvizjes vazhdon deri të hënë në 5 të mëngjesit. Kurse, gjatë javës, përveç ndalesës së të moshuarve mbi 67 vjeç pas orës 11 dhe të rinjve deri 18 vjeç, të cilët kanë ndalesë para orës 12, në Kumanovë nga ora 16 ndalesa e posaçme do të vlejë për të gjithë.

Related posts

Pas Shkupit, Kumanova me më shumë të infektuar nga Kovid-19

admin

Dega e BDI – Gostivar i reagon Taravarit për dështimet

admin

Pas ngujimit 56 orësh, banorët e Kumanovës mbushët sot rrugët e qytetit

admin

Angelovska: Ekonomia në tremujorin e dytë të këtij viti do të ketë një rënie prej 15 për qind

admin

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi, sot viziton Kosovën

admin

Dibër dhe Qendër Zhupa, gjendja e sigurisë është stabile

admin