Masat konkrete për të ndihmuar sportin në Maqedoni

Pagesa minimale prej 14 mijë e 500 denarë do të përfitojnë të gjithë sportistët dhe punëtorët sportive, të cilët kanë marrëveshje valide me klubet e sportit. Përpos atyre që janë të punësuar me kohë të plotë, ndihmë do të marrin edhe personat të angazhuar me honorare të ndryshme.

Darko Kaevski, drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

“Në javët e klauar ishin angazhuar në drejtim të krijimit të pako të masave që do të ndihmojë që sporti të mirëmabhet në këto këto kohë të vështira. Në mbledhjen e fundit të qeverisë u soll vendimi me forcë ligjëvënëse me të cilët caktohet ndihmë financiare për sportistët dhe admisnitratën sportive. Kjo pjesë e financimit është pjesë e buxhetit të Republikës së Maqedonisë Veriorore dhe do të paguhet për sportist që ka statusin e të punësuarit me kohë të plotë ose të angazhuar me marrëveshje në klubet, federatet e sportit , të cilët kanë vendim për të ushtruar sportin. Kjo është ndihmë direkte prej 14.500 denarë për muajin prill dhe maj…

Të gjithë sportistët duhet të dërgojnë kërkesën për ndihmë financiare deri te Federata amë, deri më 1 prill, e pastaj Federata do të dërgojë kërkesën tek Agjencia për Rini dhe Sport. Kaevski prezantoi edhe masat shtesë. Ndihmë prej 14,500 denarë për klubet që kanë regjistruar së paku 40 sportist në kategoritë e reja, në sporte individuale dhe së paku 80 sportist të regjistruar në kategoritë e reja në sportet ekipore. Agjencia për Rini dhe Sport do të financojë programet për përgatitje të sportistëve në sportet olimpike, ndërsa do të mundësojë edhe lirimin nga pagesa e kotizimit dhe anëtarësimin e klubeve për vitin 2020. Drejtori Kaevski konfirmoi se qeveria do të ndihmojë në realizimin e vauçerëve sportiv, për shkak të zvogëlimit të buxhetit financiar të kompanive, përmes të cilave klubet kanë marë të hollat.

Related posts

Reshje të dendura bore në gjithë vendin

admin

Arrestohen 45 persona, shkelin masën e orës policore

admin

Spasovski: Pashkët të festohen pa tubime, të mos luajmë me shëndetin

admin

MPB: Si pasojë e Covid-19, brenda 24 orëve janë izoluar 790 persona

admin

Te pa verteta lajmet per renje te DENARIT

admin

Kalimet kufitare hapen prej sot, nga e hëna edhe hotelet

admin