Koronavirusi në Maqedoni, për 74% më pak qytetarë në kafene dhe restorante

Google përmes telefonave celularë ka bërë analizë se ku qytetarët kanë lëvizur më shumë gjatë karantinës në dyzetë ditët e fundit, gjegjësisht në cilat vende kanë qenë para dhe pas shpalljes së pandemisë të sëmundjes infektive Kovid-19.
Për 74% më pak i kanë vizituar kafenetë dhe restorantet. 69% e njerëzve janë më pak të pranishëm në transportin publik, 51% në vendet e punës, kurse rritje ka vetëm kategoria për qëndrimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre – 18%.

“Dyqane dhe rekreacion”, ku pas krizës shëndetësore është regjistruar rënie prej 74% të lëvizjes së qytetarëve. Kjo kategori i përfshin: restorantet, baret, qendrat tregtare, muzetë, bibliotekat dhe kinematë.

-Në vendin e dytë sa i takon rënies janë “stacionet transitore” me ulje prej 69% të lëvizjes së qytetarëve në këto vende. Në këtë kategori përfshihen: transporti publik, stacioni i autobusëve dhe stacioni i trenave.

-Për shkak të masave dhe rekomandimeve të Qeverisë, ulje të madhe ka edhe në të dhënat për shkuarje në punë. Atje Google ka regjistruar ulje prej 51% të lëvizjes së qytetarëve të Maqedonisë.

-Rënie prej 44% ka edhe në vizitat e parqeve, kurse rënia më e ulët prej 41% është në kategorinë e cila i përfshin dyqanet për ushqim dhe barnatoret.

-Logjikisht, kategoria e vetme e cila ka rritje pas krizës shëndetësore me koronavirus është kategoria “objekte banimi”, ku është regjistruar rritje prej 18% në krahasim me situatën para se të sillen masat kufizuese.

Google publikoi të dhëna për 131 vende dhe rajone, me qëllim që të tregohet se si masat e ndryshme në shtete të ndryshme ndikojnë mbi qarkullimin e njerëzve gjatë pandemisë me koronavirus.

Related posts

79 raste të reja me Covid-19 dhe 2 të vdekur në 24 orët e fundit

admin

Policia e Maqedonisë me dronë do të vëzhgojë gjatë orës policore

admin

“Data e zgjedhjeve”, partitë me qëndrime të ndryshme

admin

‘Viktimën e parë të Koronavirusit nga Kumanova e kam njohur personalisht’

admin

Transporti publik ndalohet nga ora 21 deri në 5 të mëngjesit

admin

Janë lajmëruar 17 raste të zjarreve në ambient të hapur në Shkup

admin