Filipçe: Ka numër të mjaftueshëm të testeve për COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke iu referuar një analize që ka shpërndarë në rrjetin social Facebook, ka shkruajtur se analizat tregojnë se, Maqedonia e Veriut është vendi i dytë në rajon sipas numrit të testeve të kryera në 1 milion banor për virusin korona.

Ai bëri të ditur se ka numër të mjaftueshëm të testeve për përmbushjen e nevojave të vendit.

“Ky është një rezultat i shkëlqyer, jo vetëm për numrin e testeve, por edhe për qasjen gjithëpërfshirëse në identifikimin e pacientëve, rezultatet e tyre dhe grupimi i të sëmurëve. Momentalisht disponojmë me 4500 teste, ndërsa rezervat plotësohet çdo ditë. Presim donacionin edhe të 20.000 testeve, të cilat janë të mjaftueshme për nevojat në bazë të numrit të përgjithshëm të popullsisë në vend”, ka theksuar Filipçe./Portalb

Related posts

Ganiu: Gjithandej po dezinfektohet, sepse kjo ka rëndësi për shëndetin sot!

admin

77 persona shkelin orën policore, arrestohen 58 prej tyre

admin

Sofja konfirmon veton, akuzon Shkupin për nxitje të urrejtjes

admin

Modestia e Ali Ahmeti: Negociatat me BE-në, meritë e të gjithëve

admin

Kryetari i komunës së Dibrës shprehu falënderim për policinë, armatën dhe qytetarët

admin

Pensionistët në Tetovë presin në radhë për të marr pensionet e tyre, por nuk respektojnë masat kundër koronavirusit

admin