Caktohet çmimi i largimit të Harry Kane nga Tottenham

Harry Kane është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, por edhe më i kërkuari në tregun e transferimeve.

Skuadrat e mëdha evropiane si Manchester United, Manchester City, PSG, Real Madrid dhe Juventus kanë shprehur interesim për transferimin e anglezit.

Mediat angleze kanë raportuar se çmimi i largimit të Kane nga Tottenham është tejet i lartë.

Skuadrat e interesuara për shërbimet e anglezit duhet të paguajnë hiq më pak se 180 milionë euro.

Harry Kane. (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Kapiteni i Spurs ka paralajmëruar largimin nga skuadra, pasi dëshiron një klub më të fortë ku do të mund të fitonte trofe.

Gjithnjë sipas mediave angleze, dy skuadrat favorite për t’i fituar shërbimet e Kane mbesin Manchester City dhe Real Madrid.

Madje Los Blancos shihen si favoritët kryesorë, pasi kanë lojtarë që i pëlqejnë Tottenhamit dhe mund t’i përfshijnë në marrëveshje për transferimin e Kane në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Related posts

Arsenali dhe lojtarët janë gati të arrijnë marrëveshje për ulje të pagave

admin

Zyrtare, Lojrat Olimpike nisin më 23 korrik 2021

admin

Ferhan Hasani: Shkëndija është klubi im i zemrës

admin

Transferimi i parë zyrtar, pas pandemisë “Covid 19”

admin

Van Dijk: Do të fitojmë titullin edhe pa praninë e tifozëve, triumfi shkon për ta

admin

Ronaldo foto me të ëmën e kthyer nga spitali: Kujdesuni për familjet tuaja, rrini në shtëpi

admin