Bie ndjeshëm numri i viktimave në Itali, gjithashtu edhe i atyre në terapi intensive

Mbrojtja Civile Italiane ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket numrit të të prekurve me Koronavirus dhe numrit të viktimave. Numri i viktimave në 24 orët e fundit është shtuar me vetëm 525 viktima, duke e çuar në 15 887 numrin e përgjithshëm. Ditën e djeshme ishin 681 viktima dhe sot janë 156 viktima më pak. Një numër kaq i ulët i viktimave nuk shënoheshe prej 19 marsit. Rastet e reja sot kanë qenë 2 972, numër ky që prej disa ditësh i stabilizuar. Një e dhënë pozitive është edhe ajo e uljes së pacientëve në terapi intensive, 61 persona më pak vetëm sot. Gjithsesi në terapi intensive numri i pacientëve ende është shumë i lartë, 3 977 pacientë. Edhe të shëruarit sot kanë qenë 819 persona, dje ishin 1238, por gjithsesi tendenca mbetet në rritje.

Related posts

BE, 3.3 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor në përballimin e krizës me COVID-19

admin1

Merkel: Koronavirusi, sfida më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

admin1

OBSH: Maska e detyrueshme kur distancimi fizik është i pamundur

admin1

Franca dhe Spanja përgatiten për lehtësimin gradual të kufizimeve

admin1

Ja perse trupat amerikane po zbarkojn ne Gjermani

admin

KE: Nga 1 korriku të hapen kufijtë me vendet jashtë BE-së

admin1