Bekim Jashari në 21-vjetorin e masakrës së Rezallës: E papranueshme që kriminelët serb lëvizin lirshëm

Bekim Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt dhe djali i heroit Hamëz Jasharit, ka përkujtuar masakrën e Rezallës.

Aty, dy dekada më herët, nga ushtria serbe u vranë 94 persona, shkruan gazeta inFokus.

“Sot, në këtë situatë emergjente, në pamundësi për të bërë homazhe tek kompleksi i varrezave  në Rezallë kujtojmë 94 të rënët e Masakrës së Rezallës, dëshmorë e martirë të rënë për Kosovën tonë të shenjtë, për lirinë që sot e gëzojmë.

Masakra e Rezallës, bashkë me masakrat tjera që agresori serb bëri mbi civilët shqiptar i dhanë drejtim të ri luftës sonë çlirimtare, duke bindur shtetet e botës demokratike që Serbia po kryente gjenocid në Kosovë dhe se lufta e UÇK-së ishte luftë në mbrojtje të popullit e tokës sonë dardane”, ka shkruar Jashari.

Jashari thotë që është e papranueshme që ende kriminelët serb lëvizin lirshëm, shkruan gazeta inFokus.

“E pa pranueshme që edhe sot 21 vite pas, ende  kemi të pagjetur, fati i të cilëve nuk dihet dhe ende kriminelet serb lëvizin lirshëm”.

Ndërsa shton që më e pakta që mund të bëhet është që të gjenden të zhdukurit.

“Mjaftë më kemi pritur, tani, o sot o kurrë familjarët e të rënëve të masakrës së Rezallës dhe gjithë të zhdukurve tjerë duhet të dijnë për fatin e më të dashurve të tyre.

Kjo është më e pakta  që duhet dhe mund të bëjmë për dëshmorët e martirët tonë, që eshtrat e tyre të pushojnë në atdheun e tyre që aq shumë e deshën e për të cilin dhanë edhe jetën.

Do të jemi përjetësisht mirënjohës ndaj dëshmorëve dhe martirëve të lirisë”./Gazeta inFokus/

Related posts

Masat e reja shtrënguese, e gjithë Shqipëria në karantinë

admin

59 vjet nga vdekja e Ahmet Zogut – si u bë mbret dhe si iku nga Shqipëria

admin

Haxhi Shala e “zbulon” edhe një virus që po përballet Kosova

admin

Shqipëri, 40 persona kanë arritur të shërohen nga virusi Korona

admin

LAJME Agim Bahtiri fton kryesinë e Kuvendit që të shtyjnë seancën për mocionin

admin

Veri: Kosovarja gjendet pa shenja jete në banesë

admin