Virusi korona mbyll 30 qytete të mëdha në Turqi

Ndalohet hyrja dhe dalja prej 30 qyteteve të mëdha të Turqisë në kohëzgjatje prej 15 ditëve, publikoi në Tuiter gjatë fjalimit drejtuar popullit presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.

“Izolimi është më i rëndësishëm, por vërehen shkelje. Prandaj është e domosdoshme të kalohet nga vetizolimi vullnetar në vetizolim të detyruar. Ndërsa prej sonte gjatë 15 ditëve të ardhshme ndalohet hyrja dhe dalja në 30 qytete të mëdha në Turqi. Gjithashtu ndalohet edhe dalja në rrugë për njerëzit nën moshën 20 vjeç dhe të gjithë duhet të mbajnë maska mbrojtëse në vende publike”, theksoi Erdogan.

Paraprakisht ministri turk i Shëndetësisë Fahretin Koxha kumtoi se numri i të infektuarve në vend për 24 orë është rritur prej 18.135 në 20.921, ndërsa numri i rasteve të vdekjes ka arritur gjithsej në 425 persona.

Related posts

Gjermani, kufizimet kundër Covid-19 mund të zgjaten edhe për një javë

admin

Së paku 23 persona janë helmuar nga alkooli gjatë një funerali në Meksikë

admin

Italia përgatit plazhet për një verë në sfondin e koronavirusit

admin

Itali, 400 miliardë euro për kompanitë e goditura nga Covid-19

admin

Ellen DeGeneres kritikohet nga njerëzit pas shakasë së saj

admin

Vatikan, kardinali rezulton pozitiv me koronavirus

admin