Sonte nis loja shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’, do të ndahen 15 dhurata me nga 100 mijë denarë

Gjatë ditës së sotme pas orës 19:30 por edhe pas edicionit të rregullt të Lotarisë së Maqedonisë, në televizionin ‘Kanal5’, do të nisë edicioni i katërt i lojës shpërblyese ‘TVSH-ja ime, Dhurata ime’.

Për këtë edicion janë paraparë 15 dhurata me nga 100 mijë denarë për të gjithë ata që kanë skanuar llogari fiskale përmes aplikacioni ‘TVSH-ja ime’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ndryshe nga Drejtoria për të Ardhura Publike njoftuan se pagesa për muajt janar, shkurt dhe mars do të bëhet gjatë muajit maj ndërsa qytetarëve do t’ju kthehen 5.59 milionë euro.

Gjithashtu më 18 mars u ndaj edhe tre milioni i parë në qytetin e Shtipit ndërsa në këtë lojë shpërblyese morën pjesë 216 mijë qytetarë./Telegrafi/

Related posts

Xhemaili: Çmimet e produkteve bazë të garantuara

admin

​Bota mobilizohet për të ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit

admin

Kovid-19, tre viktima dhe 18 raste të reja

admin

Filipçe: Janë kryer 1 800 testime në nivel kombëtar

admin

Gostivari pa minister shkaku i Talatit

admin

A është i gatshëm sistemi shëndetësor në Maqedoni për kulmin e epidemisë, që pritet në fund të prillit

admin