Rritet numri i të vdekurve mes stafit mjekësor në vijën e parë të frontit

Kina u “pushtua” të shtunën nga oshëtima e sirenave e flamujt në gjysmë shtizë në përkujtim të viktimave të pandemisë koronavirusit në mesin e të cilëve edhe shumë punonjës të kujdesit shëndetësor që kanë vdekur, duke luftuar për të shpëtuar të tjerët.

Spanja dhe Italia që kanë dhe numrin më të madh të infeksioneve në Evropë e për pasojë spitale të mbipopulluara, kanë hasur vështirësi të mëdha për të mbrojtur stafin mjekësor që shërben në frontin e parë të shpërthimit.

Ndërkohë 17 mjekë në spitalin kryesor për trajtimin e kancerit në Egjipt u testuan të shtunën pozitivë.

Në një kohë kur numri i infeksioneve është rritur në më shumë se 1.1 milionë në të gjithë botën, sistemet e kujdesit shëndetësor po vuajnë për shkak të rritjes së numrit të pacientëve dhe mungesës së pajisjeve mjekësore, si respiratorë, maska e doreza mbrojtëse, duke shkaktuar shqetësime në rritje për ekspozimin e personelit spitalor.

Italia dhe Spanja, që së bashku shënojnë një total prej më shumë se 25,000 të vdekur dhe rreth çerek milioni të infektuar, kanë raportuar një përqindje të lartë të infeksioneve në mesin e punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Carlo Palermo, kreu i sindikatës së mjekëve të spitaleve në Itali, mezi i mbante lotët ndërsa njoftonte gazetarët në Romë për rreziqet fizike dhe traumat psikologjike që po shkakton shpërthimi, duke përmendur faktin se dy infermiere kishin kryer vetëvrasje.

“është një gjendje e papërshkrueshme stresi. E padurueshme”, tha ai.

“I kuptoj shumë mirë ata që shohin vdekjen në sy çdo ditë, që janë në vijat e para të frontit, të cilët punojnë me dikë që ndoshta është i infektuar dhe disa ditë më vonë infektohet edhe vetë ose vdes”.

Related posts

“Ethet e Papagallit”, sëmundja që po alarmon mjekët

admin

BM, mbi 4 000 të vdekur nga COVID-19 në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

admin

Vendet evropiane fillojnë zbutjen e masave restriktive

admin

Islanda ndal koronavirusin

admin

Guteresh kërkon nga Trump të mos ndërpritet financimi i OBSH-së

admin

Kroacia parashikon korridore turistike për çekët

admin