MPJ: Deri tani janë kthyer 2 207 shtetas që kishin mbetur jashtë vendit

Gjithsej 2 207 shtetas të Maqedonisë së Veriut janë kthyer në vend deri sot më 4 prill, sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Jashtme e cila organizon kthimin e qytetarëve tanë që kanë mbetur jashtë vendit.

Siç publikon MPJ-ja në fejsbuk, nga 22 marsi deri më 4 prill, në Qendrën globale të kontaktit për shërbimin konsullore në situatata urgjente të Ministrisë janë paraqitur 5.228 qytetarë të Maqedonisë nga e gjithë bota të cilët dëshirojnë të kthehen në vend me aeroplan. Nga këto, 2,890 janë dakorduar të vendosen në karantinë shtetërore. Shumica e thirrjeve – 93 për qind ose 4,861 vijnë nga Evropa, kurse 272 thirrje janë regjistruar nga kontinentet jashtë Evropës.

Me fluturimet e realizuar deri më tani – nga La Valleta, Zagrebi, Ljubljana, Vjena, Baseli, Munihu, si dhe dy fluturime nga Berlini dhe Këln / Bon, në vend janë kthyer 1.445 qytetarë tanë. Përmes tre karvanëve humanitare me autobusë dhe automobila nga Mali i Zi, Turqia dhe Sllovenia është siguruar kthimi i 150 qytetarëve tanë. Me ndërmjetësinë e Austrisë dhe Portugalisë, 11 shtetas të vendit janë kthyer nga Peruja.

MPJ në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja te ne, ka kthyer mbi 600 shtetas të huaj mes të cilëve edhe në Austri, Australi, SHBA, Francë, Kroaci, Mali i Zi dhe Kosovë.

Pas shpërthimit të pandemisë të gjitha vendkalimet kufitare në vend u mbyllën më 16 mars, ndërsa më 18 mars u mbyll edhe aeroporti ndërkombëtar në Shkup. Pas kthimit në vend të gjithë udhëtarët dërgohen në karantinë shtetërore.

Related posts

33 persona shkelin orën policore, arrestohen 20 prej tyre

admin

Shkup, policia kap hajdutin gjatë orës policore

admin

Filipçe: Është rënduar gjendja e pacientes që është në aparate për frymëmarrje

admin

Qyteti turistik i Ohrit, dy muaj pa shërbime hotelierike

admin

Ejup Alimi dhe Ismet Guri dënohen me nga 3 vjet e 6 muaj burg për manipulime zgjedhore

admin

Mbyllen 14 lokale në Tetovë, nuk zbatuan masat e rekomanduara

admin