Edhe 5 raste të reja me koronavirus në Kosovë, 7 shërohen

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se sot janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, 5 prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Ndërsa bëhet e ditur se sot kanë rezultuar 7 persona të shëruar nga COVID-19.

Deri më tani janë regjistruar 140 raste me COIVD-19, ndërsa 23 janë shëruar.

Ky është njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

Sot më 04.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 128 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë(5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Sot me 04.04.2020, janë të shëruar edhe shtatë (7) pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri me sot është njëzet e tre (23).

Rastet pozitive janë raste kontakti, dy (2) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Prishtinë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri dhe një (1) e karantinuar .

Nga data 08.02.2020 deri me 04.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.871 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 140 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.053 kontakte të rasteve.

Related posts

Prej sot fillon aplikim për kredi pa interes

admin

Takimi i liderëve te Presidenti, mes datave 10 dhe 12 maj

admin

BDI transformon fushatën në Lëvizjen KUJDESEMI për të ndihmuar ballafaqimin me Covid -19

admin

Janë lajmëruar 17 raste të zjarreve në ambient të hapur në Shkup

admin

Ndërron jetë ish-shefi i Urbanizmit pranë komunës së Tetovës Nexhadi Zulbeari

admin

Koronavirusi, mbi 1 700 raste aktive në Shkup

admin