Veriu i Mitrovicës prej sot në karantinë

Për shkak të rasteve më të reja të infektimit të qytetarëve me koronavirus, shtabi i krizës në veri të Mitrovicës ka shpallur sot të karantinuar këtë qytet.

Burime të KosovaPress-it brenda këtij shtabi kanë bërë të ditur se ky vendim ka hyrë në fuqi nga sot në ora 18:00 dhe do të zgjasë deri në një kohë të pacaktuar.

“Kjo nënkupton se asnjë qytetar nuk mund të hyjë dhe as të dalë nga kjo komunë, ndërsa përjashtim bëjnë rastet emergjente”, kanë thënë këto burime për KosovaPress.

Ndryshe, numri i të infektuarve me këtë virus në veri të Mitrovicës aktualisht është 11 persona, ndërsa gjatë ditës janë parë radhë të gjata të qytetarëve para qendrave mjekësore, për të bërë analizat rreth testit për koronavirus.

Related posts

Abdullahu: Qeveria Kurti nuk e meriton që ta udhëheq vendin

admin

LDK-ja shqyrton përjashtimin e Vjosa Osmanit

admin

Thaçi i pret ambasadorët e QUINT-it, i njofton për krijimin e qeverisë së re

admin

Pas vendimit të Qeverisë, sonte hapen gjashtë pika kufitare mes Kosovës e Serbisë për importin e lëndës së parë

admin

PDK: Qeveria Kurti uzurpoi pushtetin dhe shkeli rendin kushtetues duke kufizuar lirinë e lëvizjes

admin

Kosovë, 28 raste të reja me koronavirus dhe tetë të shëruar

admin