Veri: Kosovarja gjendet pa shenja jete në banesë

Mbrëmjen e së enjtes në veri të Mitrovicës, Policia e Kosovës, bënë të ditur se kanë gjetur pa shenja jete brenda një banese, një femër kosovare.

Siç thuhet në raportin  24 orësh, policia ishte njoftuar për rastin nga një ankues mashkull i cili kishte treguar se prindërit e tij kishin qenë duke u kujdesur për viktimën femër kosovare, njofton Klan Kosova.

E njëjta kishte qenë duke banuar në banesën e saj por pasditen e së enjtes kontakti mes tyre kishte qenë i pamundur.

”Me të nuk kishin mundur të komunikonin pasi dera e banesës kishte qenë e mbyllur dhe ajo nuk ishte përgjigjur. Njësiti policor së bashku me zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga zjarrfikësit është hapë dera e banesës dhe kanë vërejte se viktima kishte qenë brenda në banesë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës në trupin e së cilës nuk janë vërejte shenja dhune. Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës ju lirohet personave që kishin qenë të autorizuar për përkujdesje”.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetin Publik, shkruan Gazeta inFokus

Related posts

Shqipëri, Kuvendi interpelancë me ministrin e Brendshëm

admin

Duma: Oligarkët po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna

admin

BE-ja pritet të vendos hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë

admin

Thaçi reagon pas përgjigjes se Komosionit të Venedikut

admin

Shkëlzen Jetishi shoqërohet në polici, nuk i respektoi rregullat e vetë-izolimit

admin

Tre të vdekur në një aksident trafiku në autostradën Prishtinë – Shkup

admin