Shtëpia e Bardhë do të testojë këdo që do të jetë afër presidentit Trump

Ndërsa numri i rasteve të koronavirusit vazhdon të rritet në SHBA, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se do të testojë këdo që do të jetë në afërsi të presidentit amerikan Donald Trump, apo edhe zëvendëspresidentit Mike Pence.

Sipas mediave të huaja, numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA ka shkuar në 261 mijë, ndërsa 6,699 persona kanë ndërruar jetë.

Lidhur me këtë rast Dr. Anthony Fauci, drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në SHBA, tha se pandemia e Covid-19 në SHBA do të “përkeqësohet, shumë më keq, para se të bëhet më mirë”, por që distancimi shoqëror po punon për të zbutur përhapjen e virusit.

Nuk ka dyshim në mendjen time ose në të cilitdo që di diçka rreth kësaj, që aktivitetet lehtësuese, ndarja fizike që ne po bëjmë qartë ka një ndikim pozitiv”, ka thënë Fauci.

Ndërkaq numri i të prekurve globalisht nga koronavirusi është mbi një milion, 58 mijë persona kanë vdekur, kurse 225 mijë janë shëruar deri më tani.

Related posts

Ahmeti: Nuk ka ndasi në qeveri, të gjithë punojnë bashkë për të koordinuar aktivitetet

admin

Tetovë, infektohet polici, 20 të tjerë në karantinë

admin

Mickoski: Situata po del nga kontrolli

admin

Gjendja e jashtëzakonshme, nesër mblidhet Kushtetuesja

admin

Orën policore nuk respektuan 77 persona, ndalohen 46 prej tyre

admin

Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 27 gradë

admin