Ora policore, 43 shkelje gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është marrë vendim për izolimin e 91 personave kurse 23 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.

Policia gjatë 2,033 kontrolleve tek personat që janë në izolim dhe vetizolim ka konstatuar se një person nuk i është përmbajtur rregullave të izolimit, respektivisht gjatë kontrollit nuk është gjetur në shtëpinë e tij.

Sa i përket ndalimit të qarkullimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 43 shkelje, 27 prej tyre janë ndaluar nga policia, pesë janë paralajmëruar ndërsa për të tjerët në vijim do të merren masat e duhura.

Në karantinë shtetërore gjatë 24 orëve të fundit janë futur edhe 204 persona./Alsat

Related posts

Qeveria me pako të dytë të masave për qytetarët dhe kompanitë për lehtësimin e pasojave nga Kovid-19

admin

Zaev kërkon dorëheqjen e Çulevit: Duhet të ketë përgjegjësi për tubimet në Strugë

admin

Filpçe: Masat e orës policore do të vazhdojnë edhe muajin tjetër

admin

Zaev: Zgjedhjet duhet të mbahen 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme

admin

Mot i ndryshueshëm me reshje të rrëmbyeshme të shiut në orët e pasdites

admin

Shkup, disa pjesë të qytetit nesër pa energji elektrike

admin