FMN ndan 175.2 milion euro për Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 34-të të saj miratoi informacionin e FMN-së me të cilën ka marrë përgjigje pozitive për financim të shpejtë prej 175.2 milion euro për ballafaqim me coronavirusin.

“Në këtë seancë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore shqyrtoi dhe miratoi Informacionin, sipas të cilit Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) iu përgjigj pozitivisht kërkesës së vendit tonë për të aprovuar Instrumentin për financim të shpejtë në shumë prej 175.2 milion euro si ndihmë në financimin e masave për shëndetin dhe stabilizimin makroekonomik dhe plotësimin e nevojave të bilancit të pagesave që vijnë nga shfaqja e COVID-19”, thuhet në deklaratën e Qeverisë./Telegrafi/

Related posts

Shërohen 42 pacient me koronavirus në vendin tonë

admin

Partitë shpalosin sloganet e tyre për zgjedhjet e 15 korrikut

admin

Modelit të qeverisë teknike i vjen fundi, Zaev-Mickoski: Qeveria e Përzhinës nuk na duhet më

admin

Zgjedhjet parlamentare në qershor?!

admin

Në Kërçovë 81 persona në izolim

admin

Shkup, gjatë fundjavës do të realizohet spërkatje kundër mushkonjave

admin