Bajern Munihu cakton trajnerin për sezonin aktual

Hansi Flik e ka kaluar provën dhe do të jetë zyrtarisht trajneri i Bajern Munihut deri në verën e vitit 2023. Lajmin e ka zyrtarizuar vetë klubi i Bajernit, në një periudhë të vështirë siç është ajo e emergjencës nga pandemia “Covid 19”.

“Bayerni është shumë i lumtur me punën e Hansi Flik. Skuadra është zhvilluar mirë nën drejtimin e tij dhe luan futboll tërheqës, i cili reflektohet gjithashtu në rezultate. Ne jemi i vetmi klub gjerman ende në garë në tre turne. Mua më pëlqen gjithashtu mënyra se si drejton skuadrën, aftësitë e tij njerëzore janë bindëse”, ka thënë shefi ekzekutiv Karl-Hainz Rumenige.

Hansi Flik e mori drejtimin e Bajernit, 5 muaj më parë, duke u bërë trajner i parë i skuadrës pas shkarkimit të kroatit Niko Kovaç.

Related posts

FIFA: Dakord me 5 zëvëndësimeve, por jo ndeshje me 45 minuta

admin

Skuadrat të ndara, 6 nuk duan të vazhdojë sezoni

admin

Formacioni më i mirë i kombinuar nga pesë ligat kryesore evropiane, mungojnë shumë yje

admin

Belgjika ndalon aktivitetet sportive deri më 31 korrik

admin

Përqindja e pritjeve, Strakosha i treti në Evropë

admin

FATI I TRISHTË I RONALDINHOS, FESTON DITËLINDJEN E 40-Ë NË BURG

admin