Audi A3 do të ketë përmasa më të mëdha, si dhe nivel më të lart teknologjie

Bazuar në fotografitë e shpërndara, ka model është më i gjatë se versioni i fundit

Ishte parashikuar që të prezantohej në Geneva Motor Show, por me anulimin e këtij aktiviteti, u pamundësua që të shfaqej Audi A3 i ri, transmeton Telegrafi.

Por, në imazhet ku u pa gjatë kohës së testimit, është parë dukja që mund të ketë kjo makinë, e cila lansohet gjatë vitit që vjen. Tani kanë rrjedhur dy fotografi, që e tregojnë versionin A3 L, derisa ndodhet në një punëtori në Kinë.

Megjithëse nuk ofrojnë shumë, shihet se kjo makinë ka përmasa më të mëdha, si dhe do të ketë nivel më të lartë teknologjie, bazuar në një ekran që është parë në pjesën e përparme. Ky ekran, që besohet të jetë i ndjeshëm në prekje, është për sistemin e ri të infoteitment, që i ofron më shumë lehtësira shoferit.

Specifika shtesë lidhur me Audi A3 të ri nuk janë bërë të ditur, por mendohet se ky model do të jetë më i fuqishëm se modeli aktual që i ka 245 kuaj fuqi. /Telegrafi/

Related posts

Në këto ditë izolimi, Arta Nitaj ka hallin e linjave

admin

WhatsApp do limitojë ridërgimin e mesazheve

admin

Kodra e diellit dhe Mavrova zgjohen te mbuluar nga bora

admin

Katër gjëra të cilat mund t’i bëni me paratë tuaja, tani derisa po vazhdon pandemia e coronavirusit

admin

Hiqen ndalesat për qarkullim të kamionëve në vendet më të larta

admin

Korab Shaqiri ironizon me Bill Gates: I besoj vetëm atij, pasi ai pati punë me viruse prej Windows 95

admin