Albin Kurti nuk guxon me qenë as i dyshimtë e lëre më “fajtor”

Rozeta Hajdari, mos pleqno se nuk të shkon ty pleqnimi, po trego ti pse në kohë pandemie bëhesh arrogante dhe e ngrit n’detyrë gruan e dikujt veç pse ai shkruan mirë për juve.

Qe 16-të vjet punoj në ministrinë e kulturës, s’u kujtu kush me më ngrit n’detyrë, aq e ‘paaftë’ që jam, sepse ‘kushton’ m’u avancu.

Mos na trego ti neve qysh bëhesh ‘dikushi’ në qeverinë e Kosovës?

Ti tash del e thua se anëtarët e VV-së të emëruar në borde, janë profesionistë dhe të përkohshëm.

S’paska Kosova profesionistë, që i përshkruan ti me togfjalëshin e gërditshëm për ta ndalë ‘gjakderdhjen financiare’.
A e din ti moj zojë sa profesionisti i papunë sillet rrugëve i pashpresë. Pse s’po kujtohesh për ata?

S’ka korrupcion të përkohshëm.
S’ka politizim të përkohshëm të bordeve.
Ka veç politizim dhe korrupcion, edhe nëse veç një minutë zgjat ai politizim i bordeve.

E di që jeni veç njerëz (të gabuar), por ju nuk u dasht me na dhenë premtime për qeverisje të pagabuar.

Albin Kurti, nuk guxon me qenë as i dyshimtë, se lëre më ‘fajtor’.

Agim Veliu u shkarkua për një fjalë goje.
Agim Veliu u shkarkua veç për një ‘fjalë goje’.

Kush e dëmtoi Kurtin më shumë?
Fjala ‘e jashtëzakonshme’ e Agim Veliut apo veprimi korruptiv i zakonshëm dhe i ultë i emërimit të bordeve nga ministrja e VV-së.

Ne nuk jemi mësu mirë, se të keqen e njohim si paren e kuqe, prandaj z.Kurti as mos provo me na mbajtë ‘orë pedagogjie’ me na bind për me ta pranu ‘korrupcionin e përkohshëm’.
Fshije.

P.S. Ka rrugëdalje:
Qysh ke ditë me shkarku Agim Veliun pa dhimbt, pa t’bë gjë njeri (veç prej mendjemadhësisë tënde), shkarkoje tash ministrin tënd që e flliqi me vepra korruptive.

Related posts

Optimizmi shëron ndërsa paniku dhe pesimizmi vret

admin

Varfëria vret më shumë se pandemia!

admin

Kurti është shndërruar në zvarranik para Lajçakut, e “ujk” kundër Grenellit

admin

Sylejmani: Hyrja përfundimtare e Maqedonisë së Veriut në NATO, fitore për popullin e kombin shqiptar dhe për Ali Ahmetin

admin