Për dy javë rreth 10 milionë amerikanë humben vendet e punës pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit

Javën e kaluar më shumë se 6.65 milionë amerikanë u paraqitën në zyrat e entit të punësimit, pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit në vend.

Sipas Departamentit Federal të Punës, ky numër i lartë i të papunëve arriti brenda një jave e cila përfundoi me 27 mars.

Po ashtu, rreth 3.3 milionë amerikanë ishin paraqitur si të papunë dy javë më herët, duke e rritur kështu numrin e tyre në 9.95 milionë, përcjell Telegrafi.

Analistët parashikojnë që kjo do të jetë vetëm fillimi dhe shifrat e ardhshme do të jenë edhe më të frikshme.

Këta besojnë se kriza e pandemisë së Cronavirusit do të shkatërrojë plotësisht rritjen ekonomike në dekadën e fundit.

Javën e kaluar, Kongresi amerikan ka miratuar Fondin Emergjent prej 2 trilionë dollarësh për të stimuluar ekonominë.Lidhur me këtë, tashmë disa qytetarë mund të presin ndihma financiare nga qeveria, për t’i ndihmuar ata të përballen me izolimin që buron nga kriza e Coronavirusit.Këto pagesa pritet të jenë 1,200 dollarë për individë, 2,400 dollarë për ata që janë martuar dhe paraqesin bashkërisht taksat mbi të ardhurat dhe 500 dollarë për fëmijët. /Telegrafi/

Related posts

Gjermani, gjithnjë e më shumë të rinj të prekur nga Covid-19

admin

Studimi, izolimi i vendeve evropiane ka shpëtuar 59 mijë jetë

admin

Sassoli: Qytetarët duhet të besojnë në fuqinë e Evropës

admin

Kalon në mbi 100 mijë numri i të prekurve me koronavirus në Itali, por sot ka pasur vetëm 1 468 raste

admin

Coronavirusi: A duhet ta pastrojmë telefonin shpesh?

admin

Izolimi i botës bëri që pandat të çiftoheshin pas 10 vitesh përpjekje

admin