Netanyahu karantinohet sërish

Disa nga politikanët kryesorë të Izraelit u futën sot në karantinë për shkak të ekspozimit ndaj ministrit të Shëndetësisë Yaakov Litzman, i cili rezultoi pozitiv për sëmundjen.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Moshe Bar Siman-Tov dhe kreu i  Mossad-it, Yossi Cohen, ishin midis zyrtarëve të lartë që kishin qenë në kontakt me Litzman dhe për këtë arsye kaluan në karantinë.

Siman-Tov do të vazhdonte të menaxhojë krizën nga një dhomë spitalore.

Litzman, 71 vjeç, ka disa simptoma, por gjendja e tij ishte e mirë.

‘Kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, i cili sapo kishte dalë nga karantina për të dhënë një shembull personal, hyri përsëri në karantinë deri të mërkurën e ardhshme”, tha zyra e tij.

Netanyahu njoftoi përsëri kufizime më të rrepta për të përmirësuar situatën në Izrael, ku një bllokim gati total ekziston që nga mesi i marsit.

Netanyahu tha në një konferencë shtypi se të gjithë hebrenjtë e Izraelit duhet të festojnë  Pashkën Hebraike vetëm me familjarët.

Ai theksoi se as djemtë dhe vajzat në ushtri ose në kolegj nuk duhet të kthehen në shtëpi për darkën festive, gjatë së cilës hebrenjtë lexojnë Haggadah-un, teksti hebre më shumë se 1 800ëvjeçar që tregon çlirimin e izraelitëve nga skllavëria.

Related posts

Ministri francez: Nga 1 korriku do të rihapim kufijtë me vendet jashtë Shengenit

admin

Rekord të shëruarash në Itali, bie edhe numri i pacientëve në terapi intensive

admin

Zyrtare, shtyhet Samiti i Këshillit Evropian

admin

Kush e përhapi COVID-19? Përplasje mediatike mes Italisë dhe Spanjës

admin

Rritet numri i të vdekurve mes stafit mjekësor në vijën e parë të frontit

admin

Shet gurët e çmuar, babai i 30 fëmijëve bëhet milioner brenda natës

admin