Micotakis: Prilli mund të jet vendimtar për të ardhmen

Vij sot në Parlament, i cili domosdoshmërisht është në një përbërje të vogël, siç kërkojnë rrethanat, për të dhënë llogari për luftën 30-ditore kundër pandemisë, por edhe për t’u përqendruar në atë që është kyçe të bëhet këtë muaj, sepse prilli mund të tregohet si vendimtar për të ardhmen, deklaroi kryeministri grek, Kiriakos Micotakis në fillimin e fjalimit të tij në Parlament gjatë një debati mbi ratifikimin e një akti legjislativ për masat për të luftuar Kovid-19, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Micotakis u përqendrua në masat e ashpra të ndërmarra, duke shtuar se deri më tani, pas një beteje pesë-javore, siç duket Greqia i ka shmangur “përvojat traumatike të Italisë, Spanjës, Anglisë, SHBA-së”.

“Ne jemi në fillim të fundit, por mund të jemi në fund të fillimit. Qëllimi ynë ka qenë dhe mbetet, të mund të fitojmë kohë në mënyrë që sistemi i shëndetit publik të mos mbingarkohet. Deri më tani, këtë e kemi arritur”, tha Micotakis.

Kryeministri grek edhe një herë u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat “që deri më tani e kanë bërë Greqinë një shembull pozitiv”, të qëndrojnë në shtëpi dhe të jenë pjesë e zgjidhjes.

Duke folur për aspektin ekonomik të pandemisë, Micotakis vuri në dukje se Qeveria për 30 ditë “kishte planifikuar dhe shpallur katër pako masash për ndihmë ekonomike që arrijnë në rreth 10 miliardë euro”, ndërsa shqetësimi kryesor edhe më tej mbetet mbajtja e vendeve të punës.

Related posts

​Hooper: Në marrëveshjen Kosovë-Serbi ka komponentë territorial

admin

BE dorëzon pjesën e parë të ndihmës 5 milionë euro për Kosovën

admin

Greqi/ Shkon në 40 numri i viktimave nga koronavirusi

admin

Njëmbëdhjetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

admin

34 raste të tjera me koronavirus në Kosovë, 703 në total

admin

34 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri, shkon në 712 numri i të prekurve

admin