Mbi 1 milion të infektuar me koronavirus në të gjithë botën

Bota tashmë ka arritue  shifrën e 1 milion të infektuarve nga koronavirusi, ndërsa viktimat janë mbi 51 000. Europa regjistron numrin më të lartë të vdekjeve, me Italinë në krye të listës, e ndjekur nga Spanja dhe Shtetet e Bashkuara.

Përshkallëzimi i pandemisë dhe përhapja e shpejtë globale shqetëson Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

“Ndërsa hyjmë në muajin e katërt që prej shpërthimit të pandemisë, jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të virusit. Përgjatë 5 javëve të fundit ne kemi dëshmuar rritje të madhe të numrit të rasteve, përhapje në gati çdo vend, territor apo zonë. Numri i viktimave është më shumë se dyfishuar javën e fundit”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i OBSH-së.

Kreu i OBSH-së bëri thirrje që më shumë ndihma të orientohen nga shtetet në zhvillim, përfshirë ato në Afrikë dhe Amerikën e Jugut, ku siç tha ai, Covid-19 mund të këtë pasojë serioze sociale, ekonomike dhe politike.

Related posts

Sanders tërhiqet nga gara për në Shtëpinë e Bardhë

admin

Nuk janë vetëm të moshuarit, të rinjtë po preken gjithnjë e më shumë nga koronavirusi

admin

Trump: Lironi shtetet që po protestojnë kundër izolimit

admin

Pandemia Covid-19, Toka po dridhet më pak

admin

Mjekët nga Boston dërgojnë ushqime për kolegët e tyre në New York

admin

Kryeministri kanadez sikur Kurti – nuk pranon që ushtria të del në rrugë shkaku i koronavirusit

admin