Haradinaj: AAK mbështet krijimin e qeverisë së re pa qenë pjesë e saj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, ka bërë të ditur qëndrimin e partisë së tij duke theksuar se shpalljen e zgjedhjeve në këtë periudhë e shohin të pamundur. Ai ka thënë se e mbështesin krijimin e një qeverie të re edhe pa qenë pjesë e saj, duke theksuar se AAK nuk ka kushte në këtë situatë të rëndë për vendin.

Ish-kryeministri i Kosovës tha se duhet respektuar Kushtetuta dhe nëse ajo e mundëson zgjedhjen e një qeverie në Kuvend, atëherë është mirë që ajo të ndodhë sa më shpejt.

“Më sigurt për Kosovën është të ketë një qeveri të votuar në Parlament së shpejti, kurdo që është e mundur, sesa të vazhdojë një qeveri e shkarkuar prej Parlamentit. Njëkohësisht, nuk e shohim të mundshme dhe në rreg ull, shkuarjen në zgjedhje në këtë kohë. Qeveria ardhshme mund të jetë me një afat kohor, e përkohshme një kohë të caktuar, por shpalljen e zgjedhjeve tani e shohim të pamundshme dhe të paarsyeshme”, tha Haradinaj.

Ai tha se AAK nuk ka kushte dhe se e përkrah formimin e qeverisë edhe pa qenë pjesë e saj. Sipas tij nuk është koha e kushteve dhe apetiteve për pushtet.

“Aleanca nuk qet kushte, nuk kemi kushte për të ndihmuar vendin në këtë kohë krize, për të pas qeverinë e vet, nuk kemi edhe kërkesa. Mundemi edhe me përkrah një qeveri pa qenë pjesë e saj, personalisht nuk jam kandidat për ndonjë funksion çfarëdo qoftë qeveritar”, tha Haradinaj.

Haradinaj ishte i ftuar nga presidenti Thaçi për konsultim rreth gjendjes së krijuar pas shkarkimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës.

Related posts

Maliqi: Me këto vendime i bie që Kurti po bën grushtet bolshevik

admin

KEMI PUNË ME “KURTËT”, TA DINI!

admin

Deklarata e plotë e Presidentit kundër vendimit të Albin Kurtit

admin

Turqia rrit masat kunder COVID 19 ndersa numri i viktimave eshte 4

admin

Bytyçi i reagon Abazit: Keqpërdorues i fondeve mos e ngatërro PDK-në me lojën e ndytë që e shkaktuat me LDK-në

admin

Këshilltari i Kurtit thotë se Kryeministri i takon LVV-së

admin