Zhbllokohen llogaritë e komunave, Ligji i përmbarimit pushon deri në fund të muajit Qershor!

Para një jave autoritetet financiare bllokuan llogarinë rrjedhëse të komunës së Gostivarit. Nga sot e tutje, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e përhapjes së virusit Korona nuk do ketë përmbarime nga llogaritë bankare të komunave, me propozimin që kemi bërë deri tek Qeveria e cila edhe ka miratuar të njejtin.

Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit dhe në këtë mënyrë ndihmohen, përveç qytetarët, edhe komunat e vendit për realizimin e obligimeve të tyre operative-rrjedhëse që të mund të ndërmarrin të gjitha aktivitete e nevojshme për luftimin e pandemisë së Covid-19.

Ligji i Përmbarimit pezullohet nga data 1 Prill e deri në mbarim të muajit Qershor. Konform kësaj, agjentët e përmbarimit janë të detyruar të ndërpresin veprimet e zbatimit.

Huadhënësit dhe kryerësit e operacioneve të pagesave, po ashtu ,obligohen të ndalojnë veprimet e tyre, sipas urdhëresave të lëshuara nga agjentët e përmbarimit deri në fund të muajit Qershor. Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur mjetet janë depozituar tek agjentët të përmbarimit si dhe rastet që kanë të bëjnë me alimenatcionet për fëmijët që jetojnë tek prindërit e vetëm.

Në seancën e ditës së Martë, Qeveria miratoi paketën e dytë të masave ekonomike me qëllim të zbutjes dhe përballimit të pasojave si rezultat i pandemisë së virusit Korona.

Related posts

Antikorrupsioni, procedurë kundër Den Donçevit

admin

Maqedoni, vdes një person në izolim i cili mund të jetë viktimë e koronavirusit

admin

Funksionarët e BDI-së të gatshëm të dhurojnë krejt rrogën, vetëm mos të ulet rroga e administratorëve

admin

Filipçe: Saraj, Çairi dhe Buteli vatrat e reja në Shkup

admin

Filipçe: Mjekë amerikanë po trajtojnë stafin tonë infektologë

admin

Po bëhen vlerësime nëse edhe në Kumanovë është i nevojshëm karantinimi

admin