RMV, Vazhdojnë dënimet për qytetarët që nuk respektojnë masat kundër virusit korona në RMV

Prokuroritë publike themelore në Maqedoninë e Veriut kanë propozuar dënime për qytetarët që vazhdojnë të mos respektojnë rekomandimet në luftën kundër virusit korona.
Neni 206, dënon qytetarët që nuk respektojnë rekomandimet mjekësore në kohën e epidemisë.

Kështu, Prokuroria themelore publike – Prilep propozoi dënim për dy qytetarët, bazuar në nenin 206, paragrafi 1 nga Kodi Penal. Njëri nga qytetarët nuk kishte respektuar masat e izolimit shtëpiak, kështu propozim-dënimi arrin vlerën prej 3 mijë euro. Qytetari tjetër akuzohet se nuk ka respektuar orën policore, prandaj kërkohet dënim në vlerë prej 2 mijë euro.

Prokuroria themelore publike – Radovish kërkoi dënimin e 11 qytetarëve për mosrespektim të masave të Qeverisë për parandalimin e virusit korona. Të akuzuarit dyshohen për mosrepsktimin e orës policore. Ndaj tyre propozohet 100 dënime ditore.

PTHP-Kavadarci ka propozuar dënimin e 20 qytetarëve, të cilët nuk kanë respektuar orën policore. Prokuroria ndaj tyre propozoi dënime në vlerë 800 euro.
Prokuroria themelore publike – Shtip ka propozuar dënim për qytetarin 32 vjeçar për shkak mosrespektimit të orës policore. Prokuroria propozoi që qytetari të dënohet me 2 mijë euro.

Gjithashtu Prokuroria themelore publike – Shkup për 43 qytetarët propozoi dënim në të holla, pasi akuzohen për mosrespektim të masave të Qeverisë së RMV-së për parandalimin e virusit korona.
Ndryshe, një paciente 65-vjeçare nga Shkupi me probleme shëndetësore me mushkëritë e bardha, tension të lartë të gjakut dhe diabet është viktima e radhës nga virusi korona në Maqedoninë e Veriut, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Në konferencën e rregullt për shtyp ai tha se në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar.

Related posts

Çfarë mund të bëni tani që s’shkoni dot tek estetistja?

admin

Moti sot i ndryshueshëm i shoqëruar me reshje shiu në orët e pasdites

admin

Rritja e akcizës së derivateve të naftës, në shqyrtim

admin

Zyrtarë qeveritar kanë qenë në kontakt me Zaevin, presin rekomandime nga Filipçe

admin

Mjekët, policët e gazetarët, më të rrezikuar nga virusi

admin

Ahmeti: Edhe partitë maqedonase po e krijojnë bindjen që ne jemi shtetformues

admin