PRESIDENTI DEKLAROHET PAS TAKIMEVE ME KRERËT E PARTIVE POLITIKE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se veprimet që ai do të ndërmarrë pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, do të jenë transparente dhe në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Pas përfundimit të takimeve me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje, LDK-së dhe PDK-së, Presidenti u shpreh se procesi do të respektojë legjitimitetin e zgjedhjeve të 6 tetorit, por edhe mocionin e mosbesimit të 25 marsit.

Ai njoftoi se sot ka nisur konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve në vend.

“Sot si president i vendit pas mocionit të mosbesimit ndaj Kosovës jam detyruar duke respektuar kushtetutën dhe ligjet për të filluar konsultimet me partitë politike në vend për formimin e institucioneve”, tha Thaçi

Presidenti Thaçi tha se bazë e veprime të mëtutjeshme të tij do të jetë Kushtetuta e Kosovës.

“Nëser do t’i takojë kryetarin e AAK Haradinaj, Nismës Fatmir Limaj dhe liderët e minoriteteve në mënyrë qe të krijoj një baze të opinioneve apo të formësojë veprimet e mëtutjeshme që duhet të ndërmarrë pas mocionit me 25 mars”, deklaroi presidenti.

Related posts

Spitalet përballem me mungesën e motrave medicinale

admin

Rrogë minimale për të punësuarit në kompanitë e prekura nga kriza

admin

Pendarovski e nënshkroi Instrumentin për aderimin drejt NATO-s

admin

Nata e dytë me radhë orë policore

admin

Gostivari pa minister shkaku i Talatit

admin

53 raste të reja dhe 5 të vdekur në 24 orët e fundit

admin