Modelja e “Victoria’s Secret” është infektuar me Covid-19

Modelja e njohur e “Victoria’s Secret”, Alexina Graham, e ka konfirmuar vetë lajmin se është prekur nga Covid-19. Alexina ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram foto nga spitali, duke rrëfyer sa e vështirë ka qenë për të e gjitha kjo eksperiencë.

Modelja tregon se krahu i saj i djathtë ishte motra, e cila është kujdesur për të gjatë gjithë kohës.

Alexina i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi dhe ta marrin më seriozisht situatën, pasi është shumë e frikshme. Ajo rrëfen si i ka përjetuar simptomat, ndërsa shton se gjendja e saj shëndetësore është tashmë më e stabilizuar.

“Është i frikshëm. Ditën e parë kam vjellë disa herë dhe shkoja në banjo shpesh, pastaj ethe dhe dhimbje të forta trupi. Nuk arrija të merrja frymë dhe të flisja fjali të plota. Kisha dhimbje të forta në pjesën e gjoksit. Nuk isha në gjendje as të hyja dhe të dilja vetë nga dushi dhe kisha nevojë për ndihme edhe për tu ngritur nga krevati. Edhe ngrenia e ushqimit u bë e vështirë. Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe merreni këtë seriozisht.”- shkruan ndër të tjera modelja, e cila prej 5 ditësh ka qenë në terapi intensive.

Related posts

Ish presidenti francez nën hetime për abuzim seksual

admin

Biden fiton zyrtarisht garën demokrate për t’u përballur me Trump

admin

Mes frikës dhe kaosit nga koronavirusi ka arsye për shpresë, ja disa efekte pozitive

admin

Embargoja e Rusisë për drithërat, sinjal paralajmërues për botën

admin

Nga java e ardhshme, Franca e bën të detyrueshme mbajtjen e maskës

admin

Makron shtyn hapjen e Francës nga koronavirusi më 11 maj

admin